Gjinia Amanita Gjinia amanita është një nga gjinitë më të rëndësishme të kërpudhave. Në këtë gjini përfshihen lloje që hahen dhe lloje helmuese. Një nga kërpudhat që hahet e kësaj gjinie është kuqlorja, që njihet me emrin shkencor Amanita caesares.             Kuqlorja dallohet nga kërpudhat e tjera të kësaj gjinie, sepse e ka kapelën me ngjyrë të verdhë si të portokalles dhe petëzat i ka në ngjyrë të verdhë. Ndërsa kërpudha e quajtur amanita e mizës, që është shumë helmuese, dallohet nga kërpudhat që hahen, sepse e ka kapelën me. njolla të bardha dhe petëzat i ka të bardha.

 

Në botën e bimëve

[cite]