Gjinia Amanita Gjinia amanita është një nga gjinitë më të rëndësishme të kërpudhave. Në këtë gjini përfshihen lloje që hahen dhe lloje helmuese. Një nga kërpudhat që hahet e kësaj gjinie është kuqlorja, që njihet me emrin shkencor Amanita caesares. Kuqlorja dallohet nga kërpudhat e tjera të kësaj gjinie, sepse e ka kapelën me ngjyrë të verdhë si të portokalles dhe petëzat i ka në ngjyrë të verdhë. Ndërsa kërpudha e quajtur amanita e mizës, që është shumë helmuese, dallohet nga kërpudhat që hahen, sepse e ka kapelën me. njolla të bardha dhe petëzat i ka të bardha.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Gjinia Amanita" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gjinia-amanita