Kërkesat e luleve të zbukurimit                Bimët me lule të bukura që përdoren për zbukurimin e mjediseve e që mund të kultivohen dhe në dhomat e shtëpive, kanë kërkesa të posaçme që lidhen me natyrën dhe me karakteristikat e tyre. Kështu, p.sh., disa bimë duhet të mbahen pranë dritareve që rrihen nga dielli dhe që shikojnë nga jugu. disa të tjera kërkojnë mikrozona me hije, etj. Po ashtu ka bimë që kërkojnë mjedise të ngrohta; ndërsa disa të tjera mjedise të ftohta; ose ka bimë që zhvillohen mirë në tokë të thatë, të tjera që duan lagështirë. Të gjitha këto kërkesa duhet të merren parasysh me qëllim që t’u sigurohen këtyre bimëve kushte jetese pak a shumë të afërta me mjediset e tyre natyrore.                Kaktusi, p.sh., është një bimë e mirëfilltë e zonave të shkretëtirave. Ai rritet mirë në zona të thata, por edhe në ato zona ku bie shumë shi. Duke u mbështetur në këto karakteristika të kaktusit, është arritur në përfundimin se kjo bimë, që rritet në mjedise të mbyllura, në dhoma, duhet të ujitet rrallë. por me shumë ujë. Ujitja e dytë duhet të bëhet kur të jetë tharë fare dheu i vazos. Nëse kaktusi do të ujitet shpesh, qoftë dhe me pak ujë, ai do të kalbet.

 

Në botën e bimëve

[cite]