Kuskuta                Kuskuta është një nga bimët parazite më të rrezikshme dhe me të drejtë kundrohet si murtaja e vërtetë e bimëve të arave. Kjo bimë, me anën e lastarëve të hollë si fije, mbështillet rreth trupit të bimëve të arave dhe jeton në kurriz të tyre.     Kjo bimë parazite ka gjethe të vogla, të cilat pothuajse nuk dallohen fare, dhe lule gjithashtu shumë të vogla; Por bima e kuskutës nuk ka rrënjë. Prandaj, për të jetuar, me anën e disa organeve të posaçme që lëshon, thith nga bimët, në të cilat paraziton, lëndët e nevojshme ushqimore. Kuskuta paraziton në çdo bimë të gjelbër. Por ka edhe disa kuskuta si të thuash të specializuara, të cilat e zgjedhin bimën që parazitojnë. Kështu, p.sh., një lloj kuskute, e quajtur kuskuta e lirit, paraziton mbi bimën e lirit, kuskuta e tërfilit mbi bimën e tërfilit etj.

 

Në botën e bimëve

[cite]