Majaja e bukës Edhe majatë që përdoren në industri për të prodhuar produkte të ndryshme, nuk janë gjë tjetër veçse qeliza të vogla kërpudhore. Kështu, p.sh., majaja e bukës është e përbërë nga miliona qeliza të tilla të vogla ose sakaromicete.   Çfarë roli luan majaja në gatimin e bukës?            Për të gatuar bukën, më parë përzihet majaja me brumin e miellit dhe lihet për pak kohë. Gjatë fermentimit që ndodh, çlirohet dioksid karboni, në formë flluskash të vogla, që shkakton fryrjen ë bukës, ose, siç thuhet, «ardhjen» e saj, Një bukë e «ardhur» mirë, d.m.th. e fryrë mirë, është më e shijshme dhe më e tretshme.

 

Në botën e bimëve

[cite]