Manat e tokës   Manat e tokës dhe manat e zakonshëm, mani i bardhë dhe mani i zi, kanë fara të vogla të shpërndara brenda në një tul mishtak. Frutat e vërteta të këtyre bimëve janë pikërisht ato kokrriza të vogla, që ndodhen në pjesën e jashtme dhe që i ndiejmë kur i shtypim me dhëmbë.      Fruta e manave të tokës përmban në sasi të mirë sheqerna, citrat e acid potasi, përmban kalcium, hekur, jod etj., ndërsa gjethet e kësaj bime përmbajnë mjaft taninë. Çaji që përgatitet duke mbajtur për rreth 15 minuta gjethe të grira të kësaj bime në ujë që valon, përdoret për të kuruar dizanterinë, diarrenë kronike, hemorragjinë e zorrëve etj.; ky lloj çaji përdoret edhe si lëndë diuretike dhe qetësuese dhe si pije që mënjanon etjen. Një lloj çaji që përgatitet nga rrënjët e manave të tokës, përdoret për të kuruar katarrin e zorrëve.

 

Në botën e bimëve

[cite]