Nepentesa Nepentesa bën pjesë në gjininë nepente. Bimët e gjinisë nepente janë bimë kacavjerrëse. Ato janë të përhapura në mënyrë të veçantë në ujdhesat Madagaskar dhe Borneo. Disa lloje të kësaj gjinie rriten edhe në krahinat veriore të Australisë. Nepentesa është bimë mishngrënëse dhe ushqehet me insekte. Organi. që kap dhe që përvetëson insektet është gjethja e saj.
Gjethet e nepentesës janë të zgjatura. Skaji i llapës së këtyre gjetheve ka formën e një gote, që qëndron varur me grykë poshtë. Kjo gotë është e pajisur me një unazë qimesh dhe me një mbulesë. Në fundin e saj ndodhet edhe një lëng i ëmbël dhe me shije pak të athët që tërheq shumë insekte. Kur një insekt futet në atë gotë për të thithur këtë lëng të ëmbël, nuk del dot më. Sapo ai prek qimet e gotës, mbulesa e saj mbyllet. Lëngu që ndodhet në gotë, përmban edhe disa enzima që kanë aftësinë të tresin pjesët e buta të insektit, Mekanizmi i kësaj gjetheje të kujton mekanizmin e një çarku.