Epifitet Disa bimë që jetojnë në pyje të dendura e të errëta të krahinave të ngrohta të ekuatorit, u janë përshtatur në forma të ndryshme kushteve të këtij mjedisi. Kështu, p.sh.. për të marrë dritë. disa nga këto bimë rriten në degët e larta të pemëve të pyllit. Një bimë e tillë është epifita.
Fjala epifite do të thotë «mbi bimët». Por, megjithëse jeton mbi degët e pemëve, epifita nuk është bimë parazite. Ajo rritet në degët e larta të pemëve, sepse vetëm aty mund të marrë dritën e nevojshme për të kryer procesin e fotosintezës. Në një mënyrë shumë interesante epifita ka zgjidhur edhe problemin e ujit. Gjethet e kësaj bime bashkohen në një mënyrë të tillë, për të sajuar njëfarë hinke, e cila jo vetëm që mbledh ujin e shirave, por edhe e grumbullon atë në njëfarë «fuçie» të vogël, që formohet në fundin e gjetheve.