Nerënxa              Edhe vendprejardhja e nerënxës është Azia. Në vendin tonë kjo bimë mbillet kryesisht në zonat jugore. Nerënxa përdoret si bimë nënshartesë për llojet e tjera të agrumeve, që do të thotë se në trungun e saj shartohen bimë agrumore të tjera, si p.sh. portokajtë, limonat etj. Bima e nerënxës përdoret si nënshartesë, sepse është bimë e shëndoshë dhe përballon mirë sëmundjen e gomoseit, që prek zakonisht agrumet, si dhe sëmundje të tjera.    Nga pjesë të ndryshme të bimës së nerënxës nxirren disa lëndë që përdoren për qëllime të ndryshme. Kështu, nga lëvorja e frutës së saj nxirret ajo që quhet esenca e nerënxës, që përdoret për të përgatitur pije freskuese etj.; esenca me vlerë nxirren nga gjethet, nga lastarët e njomë që dalin nga krasitja dhe nga lulet e saj. Me esencat e nerënxës prodhohen, përveç të tjerave, edhe disa shurupe, që është rnirë të përdoren nga ata njerëz që ndjehen të pafuqishëm. Bima e nerënxës përdoret edhe si bimë zbukurimi.

 

Në botën e bimëve

[cite]