NGJALA
✤ (Anguilla anguilla L.). Peshk grabitqar i familjes së ngjalave (Anguillidae),
i ujërave me kripshmëri të ndryshme. Trupin e kagjarpëror gati cilindrik me ngjyrë hiri të mbyllur nga ana kurrizore dhe të bardhë nga ana barkore. Është e gjatë zakonisht 40-50 cm, arrin deri 1.6 m, ka shumë dhëmbë e të mprehtë. N. është përhapur në të gjithë brigjet e Evropës, në detin Mesdhe e në Adriatik. Në Shqipëri ndeshet më shpesh në liqenin e Shkodrës, të Ohrit e ngandonjëherë edhe në atë të Prespës. Jeton në gjole^ bregdetare, liqene e lumenj që kanë lidhje me detin, sepse kur pengohet dalja në det N. shterpëzon. Meshkujt janë më të vegjël se femrat, të cilat arrijnë pjekurinë seksuale 2-3 vjet më vonë, shtohen në prill-tetor në Atlantik, në detin e Sargaseve. Larvat e dala nga vezët tërhiqen nga rrymat deri në brigjet e Evropës, duke pësuar ndryshime gjatë 3 vjetëve, hyjnë në grykat e lumenjve ku dhe mund të peshkohen. Në tetor-nëntor kur N. largohet për shtim, peshkohet kryesisht në dajlane. Mishi i N. është shumë i shijshëm, ka rreth 22-23% dhjamë, konsumohet i freskët, i tymosur dhe i konservuar me vaj. Në vend ka filluar rritja e N. në mënyrë të drejtuar në monokulturë.
(N.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ngjala