Përdorimi i bimëve me lule        Lulet e një livadhi ose lulet e një lulishteje na çlodhin syrin, na qetësojnë, na kënaqin me format, me ngjyrat dhe me aromën e tyre të këndshme. Pikërisht për këtë arsye njeriu i ka kërkuar bimët me lule të bukura, i ka kultivuar dhe i ka mbjellë ato kudo: brenda në qytete, në parqe, në lulishte, buzë shëtitoreve, rreth e rrotull ndërtesave të institucioneve etj., por edhe brenda në shtëpi.    Bimët me lule të bukura nuk kultivohen vetëm në lulishtet e shëtitoret por edhe në ballkonet. në tarracat, në parvazet e dritareve, madje dhe në dhomat e shtëpive. Në dimër, kur jashtë në natyrë pemët janë zhveshur nga gjethet dhe në lulishte e në parqe lulet janë tharë, në dhomat e shtëpive mund të kultivohen lloj-lloj lulesh që florikultorët i kanë krijuar posaçërisht për këto mjedise.

 

Në botën e bimëve

[cite]