Pema e bukës   Druri i bukës rritet me shumicë në Polinezi, saqë formon penjëza të mëdha. Kjo pemë, që është e lartë 6-12 metra, përdoret edhe si bimë zbukuruese, për shkak të kurorës së saj të gjerë dhe shumë të bukur, të formuar nga gjethe të dendura, që ngjajnë pak a shumë me gjethet e fikut tonë. Është bimë shekullore. Frutat e para fillon t’i japë që në vitin e shtatë pas mbjelljes, ndërsa, në moshën rreth 50-vjeçare, jep rreth 400 kokrra.             Fruta e kësaj peme peshon 1-2 kg: e ka tulin e fortë me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Kjo frutë, kur piqet, ngjan tamam si bukë e freskët. prandaj dhe përdoret kryesisht për t’u ngrënë e për këtë pritet më parë rripa-rripa dhe pastaj valohet ose piqet. Por për t’u ngrënë përdoret edhe ndryshe: përzihet me. 10-15 për qind miell gruri dhe gatuhet në formë buke. Për ketë arsye, kjo pemë quhet nga banorët vendas me emrin «pema e bukës». Fruta e kësaj peme, meqë përmban 70-80 për qind amidon, një pjesë e të cilit shndërrohet në sakarozë, shfrytëzohet edhe në industri, për të prodhuar një lloj birre ose alkool. Gjithashtu, lëngu si qumësht që nxirret nga drurët e kësaj peme, përdoret për të prodhuar një lloj zamku të cilësisë së mirë.

[cite]