Polineuropatia nefrogjene
(Term neurologjik – Mjekësia)
Tek kjo polineuropati kemi manifestime distale, simetrike, senzomotorike me dominim të dëmtimit axonal e cila mund të përmirësohet me dializë. Me transplantim të veshkës mund të arrihet rekonvaleshencë e plotë. Polineuropatia Toksike Tek shkaktarët e kësaj polineuropatie bëjnë pjesë shumë barna si citostatikët, kemoterapeutikët, antikonvulzivët, Chloroquin, ari, etc. Metalet e rënda si arseni, zhiva, taliumi shkaktojnë polineuropati me simptome vegjetative shoqëruese si alopeci (taliumi), ndryshime të gingivës, vija në thonjë (arseni dhe taliumi).
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]