Polineuropatia diabetike

Polineuropatia diabetike
(Term neurologjik – Mjekësia)

Kjo polineuropati është polineuropatia më e shpeshtë pas asaj alkoolike, kryesisht prek 60-70 vjeçareët që kanë vuajtur 5-10 vite ose më shumë nga diabeti mellitus 2. 20-40% e diabetikëve e kanë polineuropatinë deri në një shkallë të caktuar. Polineuropatia shkaktohet nga angiopatia diabetike ose vet efektet e glukozës së rritur në gjak. Degjenerimi axonal shpesh është shenja më prominente, por nganjëherë dominon demielinizimi segmental. Simptome irrituese senzorike janë më të shprehura në fillim duke përfshirë parestezi dhe shpesh disestezi djegëse të shputave. Zakonisht refleksi i Akilit mungon dhe ka çrregullim kryesisht distal të prekjës dhe pozitës. Me zhvillimin e sëmundjës zhvillohen deficitet motorike që mund të prezentohen me deficite asimetrike neurologjike ose si sëmundje e izoluar e nervave individuale si nervat kranial I, II, IV apo VI. Çrregullimet e inervimit autonom janë tipike si lëkurë e thatë dhe shpesh e skuqur, disfunksion i vezikës urinare, hipotension ortostatik, tahikardi, diare dhe impotencë te meshkujtë e ri. Terapia konsiston në kontrollim të glukozës. Për dhembjet që janë të rënda ipet Carbamazepinë, Gabapentin, Clomipraminë etc.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]