Qershia                Bima e qershisë kultivohet në shumë zona të vendit tonë dhe sidomos në zonat malore me klimë të butë. të cilën e parapëlqen më tepër kjo bimë. Druri i kësaj peme ka një ngjyrë të kuqe në të murrme dhe merr shumë mirë lustër. prandaj dhe përdoret për të bërë mobilje e orendi të ndryshme shtëpiake. vegla muzikore etj.   Frutat e qershisë hahen të freskëta, por përdoren shumë edhe në industrinë ushqimore për të prodhuar reçelra të cilësisë së lartë, ëmbëlsira e likere të ndryshme. Në disa vende të Evropës Qendrore e Perëndimore, nga fruta e qershisë nxirret edhe një lloj rakie, shija e së cilës përmirësohet me pak esencë bajamesh të hidhura. Ndërsa çaji i bishtit të frutave të qershisë përdoret si lëndë diuretike.

 

Në botën e bimëve

[cite]