Shumimi me anë të rrënjëve Disa bimë që kanë rrënjë tufëzore, shtohen me anë të rrënjëve. Pjesa tufëzore e rrënjëve të këtyre bimëve përmban lëndë ushqimore në sasi të konsiderueshme. Po të priten e të mbillen, këto rrënjë tufëzore kanë aftësi të japin e të ushqejnë një bimë të re. Bimë që shtohet me anë të rrënjëve tufëzore është, p.sh., lulepatatja.
Ka bimë që shtohen me anë të rizomave. Por në të vërtetë rizomat nuk janë rrënjëza. ashtu si kujtohej më parë, por janë një kërcell nëntokësor i fryrë që përmban rezerva lëndësh ushqimore. Ndër bimët që shtohen me anë të rizomave të tyre, mund të përmendim, p.sh.shpatoret.
[cite]