Shumimi me përparje   Degët e disa bimëve kanë aftësinë që në toka me lagështirë të lëshojnë rrënjë. Për këtë mjafton të përkulim deri në tokë një degë të këtyre bimëve e ta mbajmë në këtë pozicion, me anën e ndonjë mjeti, p.sh. duke e lidhur, derisa dega të lëshojë rrënjë. Pastaj dega pritet dhe në vendin ku u mboll ajo formohet një bimë e re, Pikërisht kjo mënyre shumimi quhet «me përparje».          

Shumimi «me përparje» mund të kryhet vetvetiu, d.m.th. pa ndërhyrjen e njeriut. Bimët që shumohen me këtë mënyrë janë zakonisht bimë zvarritëse, si p.sh. luleshtrydha. Te bimët e tjera, si p.sh. te hardhia, kjo mënyrë shumimi kryhet nga njeriu.

 

Në botën e bimëve

[cite]