Vjeshtulla e bardhë        Vjeshtulla e bardhë është një bimë parazitare e njohur. Atë e hasim shpesh në trungjet e në të çarat e degëve të bredhit, të plepit, të ullirit, të gështenjës ose edhe të ndonjë bime tjetër. Kjo bimë ka gjethe të plota mishtake dhe një frut me ngjyrë të bardhë, të madh sa një qiqër. Fruti përmban farat dhe një lloj lëngu ngjitës. Kështu, që, kur dalin farat, ato, në sajë të këtij lëngu, ngjiten pas degëve e trungut të pemëve. mbijnë në to dhe lëshojnë rrënjë të pajisura me disa organe thithëse të posaçme.    Vjeshtulla e bardhë është një bimë parazitare e veçantë. Në të vërtetë, nga bimët ku paraziton, ajo thith vetëm ushqime të tretura në ujë, ndërsa pjesën tjetër të lëndëve organike që i nevojiten, e sintetizon vetë.

 

Në botën e bimëve

[cite]