Zambaku i ujit   Edhe zambakët e ujit u janë përshtatur shumë mirë kushteve të zonave moçalike. Mbi sipërfaqen e ujit të moçaleve ato hapin gjethet dhe lulet e tyre. Gojëzat. me anën e të cilave bima merr frymë, janë të vendosura në pjesën e sipërme të gjetheve, meqë pjesa e poshtme e tyre ndodhet në kontakt më të drejtpërdrejtë me sipërfaqen e ujit.               

Zambakë uji me ngjyrë të bardhë ose të verdhë të luleve të tyre përdoren për të zbukuruar vaskat e lulishteve dhe rezervuarët e liqeneve artificiale. Lulet e këtyre bimëve hapen ditën, por vetëm kur koha është e mirë dhe e kthjellët. Zambakë Uji rriten edhe në vendin tonë.

 

Në botën e bimëve

[cite]