Zilja e drekës së majmunëve Shumë bimë si manushaqja, vjollca etj., e kanë frutën në formën e një kapsolle. Kur janë pjekur farat, në një moment të caktuar, kapsolla e këtyre bimëve hapet duke i nxjerrë farat me vrull jashtë tyre. Në tokat e ngrohta e me lagështirë të Amerikës së Jugut, rritet një bimë që vendasit e quajnë zilja e drekës së majmunëve, Kur kapsolla e këtyre bimëve hapet, për të nxjerrë jashtë farat, lëshon një krismë të ngjashme me krismën e një revolveri. Kjo zhurmë, thonë vendasit, tërheq menjëherë majmunët, të cilëve u pëlqejnë shumë farat e këtyre bimëve.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Zilja e drekës së majmunëve" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/zilja-e-drek%c3%abs-s%c3%ab-majmun%c3%abve