ADEMI (nurma) Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 tetor të vitit 1927, në fshatin Starje të Ersekës. U arrestua më 18 maj 1946 dhe me 24 qershor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në grup të organizuar anti-pushtet», dhe dënoi me 2 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile gjatë periudhës së ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 474.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]