(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 21 janar të vitit 1938, në fshatin Podgorje të Korçës. U arrestua më 13 gusht 1962. Më 17 qershor 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe «moskallzim të një krimi kundër pushtetit», dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë. U lirua më 25 maj 1974. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 483.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]