AGIMGOSTIVARI Ibrahim

AGIMGOSTIVARI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mësues. Lindi më 21 shkurt të vitit 1934, në Tiranë. Pas mbarimit të gjimnazit, për shumë vjet punoi si mësues në fshatrat e Kukësit. U dënua me pesë vjet heqje lirie. Më 1990 emigroi në Gjermani. Jeton në Bochum. Vepra: «Pas shpine» (dramë), «Dhimbja e mallit» (poezi), «Në tretjen e muzgut» (poezi, “Dardania”, Tiranë, 2001), «Fjala flet si zemra» (poezi) etj.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]