AGOLLI Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 nëntor të vitit 1905, në fshatin Bulgarec të Korçës. Më 2 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «armik i popullit» dhe «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje me pushkatim dhe konfiskimin e pasurisë. Pesë ditë më vonë, më 7 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake ia uli dënimin në burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Pogradecit, më 18 nëntor 1945. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 518.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]