AKTE DHE DIPLOMA QË ILUSTROJNË ÇËSHTJET E SHQIPËRISË MESJETARE

  FESH


AKTE DHE DIPLOMA QË ILUSTROJNË ÇËSHTJET E SHQIPËRISË MESJETARE
✤ (Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, vëll. I-II, Vjenë 1913-1916). Një nga botimet shkencore themelore të dokumentacionit historik për Shqipërinë .gjatë mesjetës, përgatitur prej medievistëve L. Taloçi (L. Thalloczy, hungarez), K. Jireçek (çek) dhe M. Shuflaj (M. Sufflay, kroat), (shih) nën redaktimin e të fundit.

Vëllimet përfshijnë një dokumentacion thuajse të plotë për aq sa ishte i njohur deri atëhere, që i përket periudhës 344-1406, me prejardhje latino-perëndimore, greko-bizantine dhe sllave. Në pjesën më të madhe ky material nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Napolit, Romës etj. ishte i pabotuar; por ka të metën se në një varg rastesh dokumentet janë përmbledhur ose shkurtuar në pjesën që ka të bëjë me aspekte ekonomiko-shoqërore dhe se nuk janë përfshirë dokumentet për trevat në J të vijës Vlorë-Ohër. Autorët mendonin të botonin edhe 4 vëllime, që do të shkonin deri më 1571. Materiali i mbledhur humbi me vrasjen mizore të M. Shuflait nga vrasës serbomëdhenj më 1932.

(P. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Akte Dhe Diploma Që Ilustrojnë Çështjet E Shqipërisë Mesjetare



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "AKTE DHE DIPLOMA QË ILUSTROJNË ÇËSHTJET E SHQIPËRISË MESJETARE":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/akte-dhe-diploma-q%c3%ab-ilustrojn%c3%ab-%c3%a7%c3%abshtjet-e-shqip%c3%abris%c3%ab-mesjetare
"AKTE DHE DIPLOMA QË ILUSTROJNË ÇËSHTJET E SHQIPËRISË MESJETARE," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018