Ali ibn Ebu Talib

Ali ibn Ebu Talib
(arabisht)

Aliu ishte i biri i Ebu Talibit dhe kushëriri e dhëndri i Muhamedit a.s. Pas vrasjes së Othman bin Affanit u zgjodh halif i katërt i myslimanëve. Bën pjesë në grupin e “hulefai-rashidinëve” (halifëve të drejtë). Si fëmijë e pranoi islamin. Ishte i njohur për trimëri, mori pjesë në të gjitha betejat e njohura, si në: Bedr, Uhud, Hendek dhe Hunejn. Me Fatimen kishte dy djemtë Imam Hasanin dhe Imam Husejnin. U vra në vitin 661 në Kufe të Irakut nga harixhiu ibnu Mulxhem.

Besimi — Mysliman

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Ali ibn Ebu Talib" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ali-ibn-ebu-talib