ALIAJ Rustem Shaip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 27 gusht të vitit 1905, në fshatin Çorrush të Fierit. Më 9 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor si «kriminel lufte dhe armik i popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe me konfiskimin e pasurisë. Me dekret te Presidiumit të Kuvendit Popullor iu zbrit dënimi në 7 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 591.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]