Alija
(hebraisht)

Tekstualisht: ngritje – hyrje në leximin publik të Tevratit me rastin e lutjes së përbashkët. Ditëve të hëna, të enjte, të shtuna, festave, gjysmë festa, në Rosh Hodesh dhe me rastin e agjërimeve, pas lutjes së mëngjesit; të shtunave, gjatë festave, ditën e Jom Kipurit dhe agjërimeve si dhe pas lutjeve të pasdites, bëhet leximi publik i Tevratit. Në leximin e mëngjesit, në shabat ka shtatë lexime, ditën e Jom Kipurit gjashtë, gjatë festave pesë, në Rosh Hodesh dhe gjysmë feste katër – kurse të hënën dhe të enjten dhe gjatë agjërimeve si dhe në Hanuk dhe Purim – tri. Gjatë leximit të pasdites gjithmonë lexojnë tre veta.

Besimi — Judaik

[cite]