ALITE Metali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 mars të vitit 1920, në Vlorë. Më 4 mars 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet kohë. U lirua me kusht, më 30 dhjetor të vitit 1953. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 639.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]