Allah
(arabisht)

Emri i përveçëm i Zotit në islam. Këtë emër e përdorin edhe arabët e feve të tjera monoteiste. Ky emër ka qenë i njohur edhe para islamit. Nuk dihet se nga rrjedh etimologjia e tij. Allahu është Një dhe i Vetmi, Krijues dhe Sundues i Ditës së Gjykimit. Ky emër nuk ka gjini femërore e as shumës. Emri “Allah” ka qenë i njohur edhe para Kur’anit, por me kuptime jo të qarta. Kur’ani flet në shumë ajete për perceptimin e drejtë të Allahut. Po përmendim ajetet: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai të cilit i drejtohet çdo krijesë për çdo nevojë. Ai s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Të”. (El-Ihlas: 1-4).

Besimi — Mysliman

[cite]