ALLAJBEU Tomorr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 prill të vitit 1941, në fshatin Peshtan të Beratit. Më 14 tetor 1969, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Gjatë kohës që vuante dënimin, më 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e ridënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë për «krimin e sabotimit duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda». Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 15 gusht të po atij viti. AISKK, F. 1 V. 2012, D.1, Fl. 668.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]