⦿ Në arën e misrit
| Hamullore misri | Arë e korrur, që ka qenë e mbjellë më parë me misër. |
| Hamalle misri | Hamullore që përdoret si kullotë për bagëtitë |
| Kallame misri | Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes |
| Kakutë | Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes, kallame. |
| Kallame | Arë e korrur që ka qenë e mbjellë me misër |
| Kallamidhe | Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes, kallame. |
| Kallamishte misri | Kërcelli pa gjethe i kallamit të misrit që mbetet në arë pas korrjes, kallame. |
| Kapë misri | Mullar apo duaj i vogël misri |
| Kapule misri | Disa duaj misri që janë grumbulluar dhe janë vënë me këmbë në arë si mullar i vogël; kapë. |
| Kashtore | Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes. |
| Kërbythje | Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes. |
| Krifë | Grumbull a dorë degësh misri të palidhura, që lihet në arë gjatë korrjes. |
| Misërishte | Arë e mbjellë me misër; hamullore misri. |
| Misërore | Arë e mbjellë me misër, misërishte; arë që ka qenë e mbjellë me misër, hamullore misri. |
| Gushtakore | Arë e mbjellë me misër gushtak. |
| Zagën misri | Pjesë are e ngushtë dhe e gjatë, pak më e ngritur në mes, që ka në të dy anët vija kulluese, lehe, vllajë; |
| Parcela e misrit | Ngastër e një toke bujqësore e mbjellë me misër |
| Lehet e misrit | Vijë a hulli e thellë, që hiqet nëpër firë për ujitjen ose për kullimin e saj. |
| Kashturina misri | Kashtëra e misrit që mbeten nëpër lëmenj pas shirjes ose nëpër rrugë gjatë mbartjes |
| Kamjallë | Pjesët e kërcejve të grurit a të misrit që mbeten në tokë pas korrjes, kallame. |
| Këmbë misri | Rrënjë ose copë pemësh a bimësh; kalem a shpatull peme, që mbillet në tokë për shumëzim. |
| Kashare misri | Hamullore misri |
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Ara e misrit" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ara-e-misrit