Arabeskë
(arabisht)
Ornament i pikturuar ose plastik, i përbërë prej motiveve të stilizuara bimore, figurave gjeometrike ose mbishkrimeve kaligrafike arabe. Meqenëse në islam ndalohet paraqitja vizuale e figurave, arabeska shërben si një medium i përshtatshëm artistik.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Arabeskë" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/arabesk%c3%ab