ARAPI Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1922, në Konispol. Më 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimet e tradhëtisë ndaj atdheut, organizator dhe pjesëmarrës në banda të armatosura dhe agjitacion e propagandë» dhe u dënua me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbje e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua më 20 qershor të vitit 1961, bashkë me Teme Sejkoon [shih], Tahir Demin [shih], Avdul Resulin [shih], Hajri Manen [shih], Shaban Refatin [shih], Taho Sejkon [shih], Ilia Gjyzelin [shih] e të tjerë. Lista e personave të ekzekutuar për vitin 1961-1962, hartuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Policisë, Tiranë; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 725.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]