ARBËRIA
✤ (1929). Gazetë politike, ekonomike, kulturore e letrare. Numri i parë doli më 19.9.1929 në Tiranë dhe vijoi me ndërprerje deri më 1937. Përshkohej nga ide borgjeze demokratike, por i shërbeu më tej frymës profashiste të «të rinjve», përkrahës të rrugës kapitaliste perëndimore për zhvillimin e vendit, duke iu kundërvënë me demagogji gazetës «Besa», të mbiquajtur organ i «të vjetërve». Polemika u ‘ndërpre nga vetë satrapi A. Zogu dhe kritikat kryesore të A. u drejtuan kundër lëvizjes demokratike përparimtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arbëria
[cite]