ARBITRAZHI SHTETËROR
✤ Organ që zgjidh mosmarrëveshjet pasurore parakontraktore, si dhe mosmarrëveshjet pasurore që lindin nga kontratat midis ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave shoqërore. Është krijuar në bazë të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dt. 16.8.1949. Është organizuar pranë: a) Këshillit të Ministrave të RPSSH; b) ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, që eaktohen nga Këshilli i Ministrave; c) komiteteve ekzekutive . të k.p. të rretheve. A.Sh. pranë Këshillit të Ministrave jep udhëzime të detyrueshme për të gjitha organet e A.Sh. dhe kontrollon veprimtarinë e tyre. Vendimi i A.Sh. është i formës së prerë dhe, kur nuk zbatohet, vihet në ekzekutim me detyrim në bazë të urdhrit të ekzekutimit të lëshuar nga A.Sh. Për forcimin e A.Sh. kanë dhënë ndihmesë me veprimtarinë e tyre organizuese edhe Spiro Rusha e Jani Fullani.
(K.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Arbitrazhi Shtetëror
[cite]