ARTI OPERATIV I LUFTËS POPULLORE


ARTI OPERATIV I LUFTËS POPULLORE
✤ Pjesë përbërëse e artit ushtarak t’ë luftës popullore (shih) që përpunon teorinë dhe praktikën e organizimit e të zhvillimit të operacioneve ushtarake sipas kërkesave të strategjisë. Si nyjëndërlidhëse midis strategjisë dhe artit taktik, ai zbaton detyrat që rrjedhin nga qëllimi strategjik i luftës, por njëkohësisht luan rol të rëndësishëm aktiv, pasi tërësia e sukseseve operative shpie në suksesin strategjik. Për të realizuar qëllimet e operacionit, arti operativ nxjerr të dhëna e shtron detyra për artin taktik . të Luftës Popullore (shih) dhe përcakton drejtimet e zhvillimit të tij.

Lindja e artit operativ lidhet me krijimin e ushtrive masive dhe me përsosjen e mjeteve të luftës në epokën e kapitalizmit, të cilat munaësuan shtrirjen e madhe të luftës në kohë e hapësirë. Lufta I Botërore dhe Lufta Civile në Bashkimin Sovjetik e theksuan edhe më tepër këtë dukuri. Për herë të parë arti ushtarak stalinian e përfshin artin operativ si pjesë përbërëse të tij. Bazat e artit operativ në Shqipëri u hodhën nga Partia dhe sh.Enver Hoxha gjatë Luftës ANÇ, sidomos në fazën e tretë të saj, krahas krijimit të njësive operative (divizioneve e korparmatave). Pas Çlirimit e deri më sot A.O. I L.P. u zhvillua e u përsos në një shkallë më të lartë, në kushte të reja e në përshtatje me kërkesat e luftës popullore për mbrojtjen e atdheut.

(T.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Arti Operativ I Luftës Popullore


[cite]