Asparagu             Ka disa perime të cilave u hahen lastarët e hollë që dalin mbi sipërfaqen e tokës. Penjëzat. e hollë si filli të këtyre. lastarëve, nuk janë gjë tjetër veç se gypat ose tufat e enëve, që përcjellin limfën e bimës nga rrënjët në pjesët mbitokësore të saj.         Asparagu e ka prejardhjen nga vendet e Azisë. Atë e përhapën në pellgun e Mesdheut, që në lashtësi, egjiptianët e vjetër. Edhe sot kjo bimë, në gjendje të egër, rritet në zonat e Azisë Qendrore dhe Jugore dhe ne zonat e Afrikës Veriore. Asparagu që kultivohet sot, që kultivohet edhe në vendin tonë, e ka prejardhjen pikërisht nga kjo bimë e egër. Lastarët e asparagut janë të pasur veçanërisht në vitamina; ato përmbajnë vitamina B1,B2 dhe vitaminë C; përmbajnë gjithashtu edhe proteina. Asparagu përdoret edhe në industrinë farmaceutike për të prodhuar asparaginën (aminoacid).

 

Në botën e bimëve

[cite]