AVDYLI Nusret
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 22 prill të vitit 1938, në fshatin Draganj të Çamërisë. Më 7 korrik 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë arratisje» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të pjesës së tij dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 31 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e këtij vendimi në 15 vjet heqje lirie dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të pjesës së tij. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 756.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit