BAGANAÇI Sulë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Sukth të Durrësit. U dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 23 nëntor të vitit 1946. Në bazë të këtij vendimi, më 20 janar të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Durrësit, urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 21, 4 mars 1947, f. 6-7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]