BAHÇALLËKU
✤ Lagje e jashtme e Shkodrës, në JP të qytetit, ku bashkohet Drini me Kirin. U shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm i 15 prillit 1979. Menjëherë nisi puna për rindërtimin duke u zbatuar plani rregullues i B. Lagjja u koneeptua si një ansambël ndërtesash dykatëshe të shpërndara në gjelbërim, me qendër shërbimesh të përbashkët. Për trajtimin urbanistik dhe arkitektonik të B. u morën parasysh traditat e banimit dhe fizionomia e banesave të V të Shqipërisë. Lagjja e re që u ngrit ka 54 ndërtesa me 164 apartamente. Ka çerdhe dhe kopsht për fëmijë, shkolië 8-vjeçare, rrjet tregtar dhe shërbimesh komunale, sallë për mbledhjet popullore, muzeun e lagjes, postë-telegraf, qendër shëndetësore, zyrat e k.p. dhe të organizatave të masave. Ka mjaft gjelbërim, ku janë shpërndarë sheshet e lodrave për fëmijë si dhe terrenet sportive. Projektimi dhe tërë vëllimi i ndërtimeve për ngritjen e lagjes së re të B. u kryen brenda 6 muajsh me forcat e përqendruara të banorëve të lagjes dhe të vullnetarëve të ardhur për ndihmë nga të gjitha anët e vendit.
(II.F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bahçallëku
[cite]