(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1871, në fshatin Babje të Librazhdit. U arrestua më 26 gusht 1946. Më 28 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Për këtë arsye, më 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Librazhdit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Vdiq në burgun e Gjirokastrës, më 24 shkurt të vitit 1952. Dëshmi, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Gjykata e Lartë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, Tiranë, 2. 4. 1992; Vërtetim i gjendjes gjyqësore, Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Administratës së Burgjeve, 19. 01. 1993; Gazeta Zyrtare, nr. 58, 25 qershor 1947, f. 5.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit