Bar veshi

Bar veshi

(latinisht: Sempervivum tectorum, familja Crassulaceae)

Përdorimi:
Barit të veshit i përdoren gjethet e freskëta. Gjethet e barit të veshit përdoren kundër pickimit të insekteve; për mjekimin e plagëve të lëkurës. Në formë çaji përdoret duke pikuar disa pika në sy, në acarimet e kapakëve të syrit nga brenda ose në vesh, në dhembjet dhe acarimet e veshit.

Përgatitja:
Çaji përgatitet me gjethe të freskëta, të cilat shtypen dhe zihen në një gotë me ujë për 30 minuta; lëngu kullohet dhe pasi ftohet përdoret duke pikuar 2-3 pika në veshin e sëmurë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ H. Zell – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=11082596

[cite]