BARUTI Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i kolonel Ali Riza Kosovës, anëtar i organizatës studentore antikomuniste «Përpjekja Shqiptare», që u krijua në Gjimnazin e Shkodrës në tetor të vitit 1947. Lindi më 1 tetor të vitit 1930, në Stamboll. U arrestua së bashku me të motrën, Olimbinë [shih], në tetor të vitit 1949, tek po përpiqeshin të kalonin kufirin. U dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Përfundimisht vuajti tetëmbëdhjetë vjet burg. Ahmet Bushati, Në gjurmët e nji ditari: Shkodra në vitet e para nën komunizëm, Shkodër, 2007, III, f. 421-426.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit