BASHKIMI I UNIVERSITARËVE ANTIFASHISTË
✤ Organizatë e krijuar për të grumbulluar dhe udhëhequr gjithë studentët shqiptarë në Luftën ANÇ. U krijua në korrik 1943 me kujdesin e PKSH, në një konferencë që u mblodh në fshatin Valias të Tiranës, ku morën pjesë 80 studentë universitarë. Konferenea zgjodhi Këshillin Antifashist Universitar, si organizëm drejtues. Organizata e BUA u njoh nga Konferenca II NÇ (shih) si pjesë përbërëse e Frontit NÇ. Mjaft universitarë të gatshëm për t’u hedhur në luftë kundër pushtuesve fashistë u grumbulluan pa dallim pikëpamjesh politike, feje dhe krahine rreth Këshillit Antifashist Universitar. Me një proklamatë, iu bë thirrje universitarëve shqiptarë jashtë shtetit të ktheheshin në Shqipëri për t’u bashkuar në luftë kundër fashizmit. BUA i plotësoi detyrat e ngarkuara nga PKSH gjatë Luftës ANÇ dhe vazhdoi për një kohë edhe pas Çlirimit, e inkuadruar në BRASH.
(N.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bashkimi I Universitarëve Antifashistë
[cite]