Bedr

Bedr
(arabisht)

Emër i një vendi rreth 125 km në jug të Medinës. Vendi i betejës së parë të myslimanëve në historinë islame, me në krye Muhamedin a.s., kundër politeistëve të Mekës. Myslimanët korrën fitore në këtë betejë. Beteja u zhvillua më shtatëmbëdhjetë të muajit ramazan, të vitit 624, apo të vitit të dytë sipas hixhretit.

Besimi — Mysliman

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Bedr" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/bedr