Bet hakeneset
(hebraisht)
Sinagogë. Në vitin 586, para erës së re, kur është rrënuar tempulli i parë, çifutët skllevër në Babiloni janë tubuar që t’i mësojnë librat e shenjtë, i kanë festuar festat dhe u janë përmbajtur traditave. Këto tubime janë quajtur kneset (parlament). Në fillim janë tubuar nëpër shtëpi, pastaj filluan të ngrinin ndërtesa të veçanta, të cilat janë quajtur betha-keneset (vend tubimi). Fjala greke sinagogë ka të njëjtin kuptim. Hebrenjtë e kthyer nga robëria e Babilonit, në vitin 536 para erës së re, përsëri ngritën tempullin, por gjithkund edhe jashtë Izraelit vazhdojnë të ndërtojnë sinagoga.
[cite]