Bet hakevarot
(hebraisht)
Varreza. Gjuha hebraike me termin bet hakevarot njeh disa emra përshkrues për varrezat si bet halmin – shtëpia e përjetësisë, bet hahajim – shtëpi e jetës, bet moed lehol haj – shtëpi e takimit për çdo send që është i gjallë e të ngjashme, që ka të bëjë me besimin se njerëzit në këtë botë janë përkohësisht kurse qëndrimi i vërtetë dhe i përhershëm është në botën tjetër. Është traditë që në varreza të mos hyhet pa kapelë, nuk duhet të pihet duhani, të mos hahet e të mos pihet. Dijetarët e Talmudit nuk preferojnë vizitën e shpeshtë të varrezave.
[cite]