BISHTI I PALLËS
✤ Kep kodrinor në bregdetin shqiptar të Adriatikut në J të gjirit të Lalzit (shih), me lartësi 50-70 m. Është vazhdim i kodrave që ngrihen në V të qytetit të Durrësit dhe hyn rreth 3.8 km në det. Përbëhet nga shkëmbinj ranorë, argjila e konglomerate të neogjenit. Bregu është i lartë e vende-vende përfundon me rrëpira. Është i veshur me shkurre mesdhetare. (Me. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bishti I Pallës
[cite]