(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1933, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Arsimin fillor e kreu në fshat. Punoi në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Stravaj. Pas burgosjes së të vëllezërve, Hasanit [shih] më 1952, dhe Samiut [shih] më 1963, atij dhe Eshrefit [shih], vëllait më të vogël të familjes Blloshmi, u ra barra e mbajtjes edhe të familjeve të tyre. Kurse pas burgosjes së nipërve të tij, Bedri [shih] dhe Vilson Blloshmit [shih], familja e tij, bashkë me pjesën tjetër të familjes Blloshmi, u internua në Polis të Librazhdit. Familja e Bukurosh Blloshmit u lirua nga internimi dhe u kthye në fshatin e lindjes, në Berzeshtë, në vitin 1987. Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 157-158.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit